Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 20 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të shkojnë nga 35 deri në 39 gradë Celsius.
Era do të fryjë lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.




