KF Shkëndija i ka nisur me fitore përgatitjet dimërore, duke mposhtur bindshëm me rezultat 3:0 AP Brera nga Strumica në ndeshjen e parë miqësore, e zhvilluar sot në Shkup.
Kuqezinjtë kaluan herët në epërsi me golin e Mazarit në minutën e 11-të dhe e kontrolluan lojën gjatë gjithë takimit. Kapiteni Besart Ibraimi ishte protagonist në pjesën e dytë, duke realizuar dy gola në minutat 61 dhe 82, për të vulosur fitoren.
Kjo ndeshje i shërbeu stafit teknik për të testuar gjendjen fizike dhe skemat taktike në prag të vazhdimit të sezonit. Shkëndija pritet të zhvillojë edhe miqësore të tjera, ndërsa fazën e radhës të përgatitjeve do ta mbajë në Antalia të Turqisë.




