Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka vazhduar procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, ku deri më tani janë rinumëruar 158 nga gjithsej 914 vendvotime të përcaktuara nga KQZ.
Rinumërimi po zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ndërsa rezultatet publikohen gradualisht në platformën zyrtare të KQZ-së.




