Analisti politik Arbnor Sadiku vlerëson se problemi i vetëm i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është rezultati i dobët zgjedhor i partisë.
Ai thekson se nuk ka fushatë apo kundërshtim ndaj Abdixhikut nga mediat apo aktorë të tjerë, por e këshillon atë të jetë i kujdesshëm me mbështetjet që po i ofrohen në këtë periudhë të vështirë për LDK-në.




