Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, bëri homazhe në Reçak në nderim të 45 civilëve shqiptarë të vrarë në masakrën e vitit 1999.
Ambasada italiane theksoi se kujtimi për viktimat është i përhershëm dhe se angazhimi për drejtësi do të vazhdojë, duke rikujtuar Reçakun si simbol të vuajtjes dhe një moment kyç për ndërgjegjësimin ndërkombëtar.




