Analisti Dardan Sejdiu ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike dhe sociale në Kosovë, duke theksuar se 48% e qytetarëve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 200 eurosh.
Sipas tij, rreth 90 mijë familje kanë nevojë për subvencione dimërore për energjinë elektrike, 21.6% e familjeve ngrohen vetëm me batanije, ndërsa 42.2% e qytetarëve e konsiderojnë mishin luks.
Ai shton se 44.6% e familjeve kanë borxhe bankare dhe se gratë kryejnë mesatarisht 6.2 orë punë të papaguar në ditë.
Sejdiu kritikon narrativën qeveritare për “begati”, duke e cilësuar realitetin aktual si një diagnozë të rëndë sociale që kërkon ndërgjegjësim dhe veprim të menjëhershëm.




