Yll Limani ka surprizuar fansat duke njoftuar se gjatë vitit 2026 nuk do të performojë më në klube nate.
Përmes një letre të hapur, artisti sqaroi se ky vendim nuk është largim nga muzika, por një pauzë e nevojshme pas shumë vitesh aktiviteti intensiv, për t’u përgatitur për projekte më të mëdha dhe për t’u rikthyer te publiku në një formë të re.
Ai falënderoi fansat për mbështetjen dhe energjinë e vazhdueshme, duke premtuar se rikthimi i tij do të jetë shumë i shpejtë.





