Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pagës minimale për vitin 2026 në dy faza: 425 euro bruto nga 1 janari dhe 500 euro bruto nga 1 korriku, për punë të rregullt me orar të plotë.
Vendimi, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, obligon Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore dhe Inspektoratin e Punës për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi me publikimin në Gazetën Zyrtare të Kosovës.




