Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, së bashku me këshilltarin Kastriot Noli, zhvilluan një takim pune me u.d. drejtorin e KIESA‑s, Zef Dedaj, ku në fokus ishte bashkëpunimi institucional dhe ekonomik gjatë vitit 2026 midis ambasadës dhe institucioneve të fushës së ekonomisë.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Malaj falënderoi Dedajn për kontributin e tij në konkretizimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta.




