Gjykata ka vendosur të ndajë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në rastin për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018, pasi ai nuk u paraqit në seancë dhe njoftoi mungesën e tij përmes emailit duke thënë se ndodhej jashtë vendit.
Në këtë mënyrë, shqyrtimi gjyqësor vazhdon vetëm ndaj ish-deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba, të cilët kanë konfirmuar se do të paraqiten në seancë. Gjykata e ka autorizuar vazhdimin e proceseve për të pandehurit e tjerë pa pjesëmarrjen e Sveçlës.




