Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, të cilët së bashku me Hashim Thaçin po gjykohen për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Arsyeja e këtij vendimi është se ende ekzistojnë rreziqe që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera, ndaj masa e paraburgimit vazhdon të mbetet e nevojshme ndërsa gjyqi është duke u zhvilluar.




