Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për 93 subjekte politike që morën pjesë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025. Raportet janë të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së dhe paraqesin të ardhurat dhe shpenzimet e fushatave, por deri më tani ato janë pa auditim dhe mund të ndryshojnë gjatë procesit të auditimit, i cili ende nuk është kryer. Rekomandohet që qytetarët dhe subjektet të marrin parasysh këtë fakt derisa të përfundojë kontrolli financiar.




