KF Llapi konfirmon transferimin e sulmuesit Axel Gnapi te klubi rus, FC Fakel Voronezh. Klubi falenderon Gnapin për profesionalizmin e tij dhe i uron sukses në karrierë.
Ai iu bashkua Llapit në korrik nga FC Prishtina dhe gjatë qëndrimit realizoi 7 gola dhe 4 asistime në 15 ndeshje kampionale.