Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit organizoi të shtunën Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, ku morën pjesë 18 nga 19 delegatë. Gjatë kuvendit u shqyrtuan çështje të rëndësishme, përfshirë harmonizimin e statutit të LRF Gjilani me atë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Një nga pikat kryesore ishte përzgjedhja e kandidatit për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Delegatët propozuan dhe zgjodhën me vota unanime z. Armend Misini si përfaqësues të regjionit të Gjilanit.
Misini falënderoi delegatët për besimin dhe premtoi angazhim në zhvillimin e futbollit në regjion, duke përfshirë forcimin e klubeve, shkollave të futbollit dhe krijimin e kushteve më të mira për sportin.




