Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor në Maqedoni, mjekët po paralajmërojnë për rritje të rasteve me grip te fëmijët. Sipas drejtorit të Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi, mbi 150 fëmijë kërkojnë ndihmë mjekësore brenda 24 orëve, ndërsa rreth 30 janë të shtruar me simptoma të gripit dhe komplikime të tij.
Ai theksoi se rikthimi në klasa dhe grumbullimi në hapësira të mbyllura po ndikon në përhapjen e viruseve sezonale, duke u bërë thirrje prindërve që fëmijët me simptoma të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektohen masat preventive si higjiena dhe ajrosja e klasave.




