Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka reaguar lidhur me rastet e dyshuara të manipulimit të votave nga disa kandidatë.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për praktikën e mundshme të vjedhjes së votave brenda partive politike, duke paralajmëruar se kjo mund të ndikojë në besimin e qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor.
Në postimin e tij, Hyseni u shpreh se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe kanë pasoja për reputacionin dhe besueshmërinë e politikës.




