Në shënim të 15 janarit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” organizoi një tubim përkujtimor në Zvicër.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësi diplomatike nga Kosova dhe Shqipëria, delegacioni i Institutit për Personat e Zhdukur me Dhunë, i udhëhequr nga Andin Hoti, familjarë të të zhdukurve, si dhe përfaqësues të shoqatave nga Zvicra, Franca dhe Italia. Të pranishëm ishin edhe motrat dhe vëllezërit arbëreshë.
Gjatë tubimit, Qendra ndau mirënjohje për personalitete dhe shoqata që kanë mbështetur veprimtarinë e saj ndër vite. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe përpjekjet për drejtësi për viktimat.




