Avokati Arbër Jashari ka paralajmëruar se mospërputhjet e zbuluara nga rinumërimi i votave tregojnë manipulim të mundshëm dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, duke përfshirë jo vetëm komisionerët, por edhe urdhërdhënësit./EkonomiaOnline
Prokuroria në Prizren ka autorizuar Policinë e Kosovës të mbledhë prova dhe të identifikojë personat përgjegjës. Sipas të dhënave të deritanishme, PDK-ja ka fituar rreth 19 mijë vota shtesë që nuk i përkasin qytetarëve, ndërsa mospërputhje ka edhe te LDK-ja dhe VV-ja. Hetimet vazhdojnë, me Prizrenin si komuna me ndryshimet më të mëdha.




