Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në një postim në Facebook ka bërë thirrje për përqafojen e një mendësie të re brenda partisë. Ai ka theksuar se sfidat e LDK-së nuk lidhen me moshën e udhëheqësve, por me një “mendësi të vjetër” politike që favorizon përplasjet e brendshme, frikën dhe bllokimin e degëve të partisë.
Bislimi shprehet se LDK ka nevojë për vizion, besim dhe vullnet për ndryshim, duke përqafuar një mendësi që bashkon dhe frymëzon, në vend të mbrojtjes së pozicioneve. Ai thekson se angazhimi i tij dhe i të tjerëve ka qenë gjithmonë për ideal, jo për interesa personale, dhe se vetëm bashkimi rreth mendësisë së re mund t’i japë “oksigjen” LDK-së dhe të shërbejë për të mirën e Kosovës.





