Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik hekurudhor në Adamuz, Spanjë, ku humbën jetën disa persona.
Në një mesazh, Rama u shpreh solidar me familjarët e viktimave dhe me ekipet e emergjencës që po punojnë për përballimin e pasojave, duke theksuar se mendimet e Shqipërisë janë me popullin dhe Qeverinë spanjolle në këtë moment dhimbjeje.




