Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka kërkuar nga prokuroritë themelore që në komunat ku ka përfunduar rinumërimi të fillojnë menjëherë grumbullimin e informatave dhe provave për keqpërdorime të mundshme zgjedhore.
Ajo theksoi se procesi do të nisë edhe në komunat e tjera sapo të përfundojë rinumërimi, duke garantuar se Prokuroria do të hetojë çdo dyshim për falsifikim apo cenim të votës së lirë.




