Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale me rastin e 4-vjetorit të djalit të tyre, Roel.
Kjo është ditëlindja e parë që vogëlushi feston pa praninë fizike të babait të tij, i cili u nda papritur më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Përmes postimit, Selvija shprehu dhimbjen që Shpati nuk mund ta përqafonte të birin dhe i premtoi Roelit se do të jetë gjithmonë krahu i tij i fortë, duke theksuar se beson se Shpati e mbron dhe e do nga qielli.





