Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndërprerë mandatin e përfaqësuesve të të gjitha subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Prizren, pas analizës së raportit të rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se vendimi u mor mbi bazën e dy rekomandimeve kryesore: rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe në 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandateve të përfaqësuesve të partive në KKZ të Prizrenit.




