Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka takuar zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Fehmi Hotin, për të diskutuar fillimin e hetimeve paraprake lidhur me mospërputhjet e votave gjatë numërimit për deputetë.
Prokuroria ka kërkuar nga të gjitha prokuroritë themelore që, në komunat ku ka përfunduar rinumërimi, të fillojnë grumbullimin e informatave dhe provave relevante në nivel vendi. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka kapacitete për t’i mbështetur këto hetime.




