Këtë mëngjes, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti ministrin belg të Mbrojtjes, Sh.E. Theo Francken, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Takimi u fokusua në situatën e sigurisë në rajon dhe në angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin për kontributin e çmuar të Belgjikës në misionin e KFOR-it, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për stabilitetin rajonal.




