Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka shprehur shqetësim lidhur me rastin në Gjilan, ku një individ dyshohet se ka ofruar “trajtime” për autizëm, përfshirë përdorimin e substancave për kafshë, të paraqitura si terapi për fëmijë.
PRAK thekson se ky rast tregon mungesë të shërbimeve të mjaftueshme për fëmijët me autizëm, kontroll të dobët të praktikave pseudo-mjekësore dhe informim të pamjaftueshëm publik. Shoqata kërkon veprime konkrete nga institucionet, përfshirë inspektim të fortë, zgjerim të shërbimeve dhe ndëshkim ligjor për ata që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve.
Shoqata rithekson se mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë prioritet dhe është e gatshme të kontribuojë për parandalimin e rasteve të ngjashme.




