Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Gjatë takimit u rikonfirmuan marrëdhëniet e mira të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin e Komunës së Prizrenit.




