Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një drekë pune në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos me përfaqësues të Këshillit të Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike dhe përfaqësues të disa kompanive ndërkombëtare.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua rëndësia e integritetit konkurrues si bazë për ndërtimin e besimit, qëndrueshmërisë institucionale dhe krijimin e një klime më tërheqëse për investime. Kurti theksoi progresin e Kosovës në fushat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit makro-fiskal, duke i cilësuar këto si faktorë kyç për përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Po ashtu, u diskutua edhe pozicionimi i Kosovës si nyje për kompanitë që synojnë tregjet e rajonit EMENA, si dhe prioritetet e investimeve publike në transport, mjedis dhe energji, me synim rritjen e logjistikës dhe parashikueshmërisë ekonomike.




