Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, tha se procesi i rinumërimit po zhvillohet me angazhim të lartë, me rreth 250 zyrtarë dhe 38 tavolina në QNR, dhe pritet të përfundojë deri në fund të janarit.
Sipas tij, përjashtuar Prizrenin, mospërputhjet e mëdha janë të izoluara dhe lehtë të identifikueshme, ndërsa procesi po zhvillohet me transparencë dhe saktësi, duke garantuar edhe përgjegjësi për shkelësit.




