Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se ka konfirmuar prani të gripit të zogjve (HPAI–H5N1) në disa rajone të Polonisë: Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie, sipas raporteve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisionit Evropian.
Për të mbrojtur shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore në Kosovë, AUV ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura, përveç nëse kanë origjinë nga ferma të paprekura brenda 50 km larg zonave të infektuara.
Masat hyjnë menjëherë në fuqi dhe do të qëndrojnë deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa AUV do të monitorojë vazhdimisht dhe do të informojë publikun dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim.




