Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po realizon këtë javë një fushatë për parandalimin e dhunës në familje.
Qëllimi i kësaj fushate është rritja e vetëdijes së qytetarëve, parandalimi i dhunës dhe inkurajimi i raportimit të rasteve tek institucionet kompetente.
Gjatë fushatës, zyrtarët policorë zhvillojnë kontakte direkte me qytetarët dhe shpërndajnë broshura me moton: “Ndal dhunës në familje”.
Policia fton qytetarët të raportojnë çdo rast të dhunës në stacionet policore.




