Policia e Podujevës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., dorëzuan në stacionin policor një portofol me para dhe dokumente, i cili iu kthye pronarit.
Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet e tyre humane, duke theksuar se institucioni mbetet adresa e parë e besimit për qytetarët.




