Djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, gjatë homazheve tek varri i të atit në 20-vjetorin e vdekjes së tij, shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e falënderoi këtë të fundit për punën e mirë në ruajtjen e trashëgimisë së Rugovës dhe për angazhimin për të mirën e Kosovës.
“Ju faleminderit për punën e mirë që po bëni në trashëgiminë e Presidentit Rugova në LDK dhe për të mirën e Kosovës, si dhe për të vazhduar miqësinë e përhershme me SHBA dhe Bashkësinë Evropiane,” tha Ukë Rugova, raporton ekonomiaonline.




