Në seancën e parë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti u deklarua i pafajshëm për akuzën se si Kryetar i Prishtinës nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, konkretisht 172,600 euro.
Prokuroria Speciale thotë se mosdeklarimi përfshin deponime në para të gatshme nga vitit 2018 deri më 2022. Ahmeti dhe avokatët e tij kanë 30 ditë për të kundërshtuar aktakuzën ose provat.




