Policia e Kosovës njofton se janë publikuar rezultatet e Testit Psikologjik (22.12.2025 – 09.01.2026) dhe të Kontrollimit Mjekësor (23.12.2025 – 14.01.2026) për kandidatët e konkursit nr. 10/1-01/SRS/386/2025, të shpallur gjatë periudhës 17.06.2025 – 07.07.2025.
Kandidatët mund të konsultojnë rezultatet dhe informacionet mbi hapat e radhës në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.




