Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur si të palejuar revizionin e Merita Kurtishi-Gakës, e cila kërkoi të kundërshtonte vendimin për refuzimin e ankesës së saj mbi rezultatin zgjedhor të 1 nëntorit 2025 për anëtarin prokuror të KPK-së.
Supremja thekson se vendimi i mëparshëm, i marrë më 8 dhjetor, ishte përfundimtar dhe ndaj tij nuk mund të përdoret mjet i jashtëzakonshëm.
Me këtë vendim, Elza Bajrami-Kastrati mbetet e konfirmuar si anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërsa KPK-ja do të vazhdojë punën me 6 anëtarë deri në plotësimin e vendit të mbetur nga Kuvendi.




