Ish-diplomatja Edita Tahiri ka theksuar se fjalimet e liderëve shtetërorë në forume ndërkombëtare nuk duhet të shihen si fushata politike, por si një mundësi për të paraqitur realisht arritjet e vendit.
Sipas Tahirit, këto paraqitje shërbejnë për të treguar sukseset e një shteti “aq sa janë”, duke nënvizuar se komuniteti diplomatik ndërkombëtar është i mirëinformuar për gjendjen dhe zhvillimet në secilin vend.
Ajo theksoi se diplomatët i njohin shumë mirë sukseset dhe sfidat e çdo shteti, prandaj mesazhet në këto forume duhet të jenë të përgjegjshme, reale dhe të bazuara në fakte.




