Agjencia Franceze e Lajmeve ka raportuar për gjendjen politike në të cilën ndodhet Kosova, meqenëse afati kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po afrohet me shpejtësi.
Deri më tani, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka dështuar plot 52-herë, duke thelluar ngerçin institucional.
AFP shkruan se nëse deri në seancën e fundit nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit, Kosova do të përballet me një situatë të paqartë dhe me pasoja të paparashikueshme për të cilat Kushtetuta nuk jep një rrugë të qartë zgjidhjeje.




