Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për RTK gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, tha se Kosova ofron stabilitet institucional, politika fiskale të favorshme dhe potencial të madh rinor për investitorët ndërkombëtarë.
Ai theksoi se vendi është atraktiv për krijimin e bizneseve të reja në rajonin EMEA dhe se ekonomia po rritet, me një rritje prej 55% të ndërmarrjeve me pronësi të huaj krahasuar me katër vitet e fundit. Kurti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e besimit në institucionet publike për zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror.




