Ismet Kryeziu nga organizata “Demokracia në Veprim” deklaron se zhdukja e 6 mijë votave përbën një veprim kriminal të një grupi të organizuar dhe nuk mund të ndodhë pa përfshirjen e shumë aktorëve në procesin zgjedhor, përfshirë komisionerë, vëzhgues dhe përfaqësues politikë.
Kryeziu gjithashtu thekson se organizata e tij nuk ka qenë pjesë e vëzhgimit të numërimit të votave për shkak të kostos së lartë financiare.




