Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj, tha se institucionet e reja mund të krijohen shpejt, pavarësisht rinumërimit të votave.
Sipas saj, procedurat janë të shkurtra dhe të menaxhueshme, ndërsa përfaqësuesit politikë në krye të institucioneve do të veprojnë në interesin e Kosovës. Mushkolaj theksoi se rinumërimi teknik nuk do të vonojë formimin e institucioneve.




