Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar sot Kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare që synon promovimin e stabilitetit dhe paqes në zonat e konfliktit.
Bordi ndërkombëtar ka për qëllim forcimin e stabilitetit, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territoret e prekura nga konfliktet.




