Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po hyjnë në vend.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në hyrje.
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në disa pika kufitare janë regjistruar pritje të gjata, kryesisht në hyrje.
Pikat më të ngarkuara aktualisht janë Dheu i Bardhë me 2 orë pritje, më pas vijon Glloboqica me 1 orë e 30 minuta, më pas me nga gjysmë orë pritje në hyrje janë Bërnjaku dhe Jarinje.
Kurse në Muçibabë pritjet janë deri në 20 minuta.




