Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 janarin 1998, duke e cilësuar atë si një ditë jo të zakonshme për familjen Jashari dhe për historinë e Kosovës.
Haradinaj theksoi se në këtë datë, Shaban Jashari, së bashku me djemtë Ademin dhe Hamzën, si dhe me nipat e mbesat, i rezistuan sulmit të dytë të forcave armike ndaj familjes Jashari, e cila mbetet një simbol i qëndresës kombëtare.
Sipas tij, kjo qëndresë nuk ishte vetëm një ngjarje e veçuar, por një akt që ndryshoi rrjedhën e historisë dhe forcoi vendosmërinë e shqiptarëve në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Qëndresa e tyre përforcoi rezistencën dhe frymëzoi popullin në betejën për liri”, ka shkruar Haradinaj, duke përfunduar me nderime për familjen Jashari dhe të rënët për liri.




