Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet gjermane dhe hungareze, ka ekstraduar një shtetas gjerman në Gjermani dhe ka transferuar një të dënuar nga Hungaria në Kosovë.
Shtetasi gjerman kërkohej për “kontrabandim me migrantë” dhe i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa kosovari i transferuar kishte përfunduar pjesërisht dënimin në Hungari për “grabitje dhe privim të kundërligjshëm të lirisë” dhe tani do ta vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Kosovë. Të dy operacionet u realizuan nën masa të rrepta sigurie.
Policia thekson se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.




