Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se përtej rezultateve zgjedhore, shqetësuese mbetet mënyra se si po udhëhiqet vendi. Ajo e akuzon Kurtin për deklarata të pavërteta dhe për mbrojtje të ministrave të përfshirë në afera e aktakuza, duke përmendur kontrata të negociuara, rezervat shtetërore dhe, siç tha ajo, “mafinë energjetike e farmaceutike”.
Sipas Bajramit, garancitë publike të Kurtit për kabinetin e tij tregojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike, duke shtuar se këto çështje njihen tashmë edhe në arenën ndërkombëtare.




