Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i rinumërimit të votave është përfunduar plotësisht në 11 komuna. Sipas KQZ-së, deri më tani në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 1,142 nga gjithsej 2,557 vendvotime, që përbëjnë rreth 45 për qind të totalit.
Procesi i rinumërimit ka nisur më 13 janar 2026 dhe po vazhdon edhe në komunat e tjera deri në përmbylljen e plotë të tij.





