Hetimet për dyshimet e manipulimeve në procesin e votimit kanë hyrë në një fazë më intensive, ku pritet të zhvillohen intervistime ndaj personave të dyshuar për keqpërdorime gjatë numërimit të votave.
Sipas burimeve të Sinjalit, intervistimet do të mbahen në stacionet policore ALFA, Lubizhdë dhe Suharekë. Shumica e personave janë ftuar të paraqiten në orët e mëngjesit, ndërsa disa të tjerë do të intervistohen më vonë gjatë ditës.
Dyshohet për një skemë të organizuar manipulimesh, ku një numër i madh votash janë transferuar nga një kandidat te një tjetër. Në varësi të gjetjeve gjatë intervistimeve, nuk përjashtohet mundësia e ndalimit të disa personave për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të japin informacione shtesë.




