Sindikatë e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) shpreh shqetësim për mbajtjen e një ligjërate nga përfaqësues të Gjykatës Speciale dhe organizatës YIHR në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
SBASHK e konsideron aktivitetin si promovim të një narrative të njëanshme dhe apelon te autoritetet arsimore të mos lejojnë që shkollat të përdoren për qëllime politike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vlerave historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të Kosovës.




