Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative kundër Presidencës dhe prokurorit Ols Dado, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të tij.
Veliaj pretendon se emërimi i Dados në vitin 2008 është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi ai nuk kishte kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm për funksionin e prokurorit. Sipas kryebashkiakut, ky emërim i paligjshëm ka sjellë pasoja institucionale dhe administrative, duke ndikuar edhe në procese të lidhura me administrimin vendor dhe interesin publik.




